03,05,2024

Pronarët e shkollave – shtëpi në ligj me mësimdhënësit e viteve të 90-ta

Must Read

Projektligji për mësimdhënësit e viteve të ’90-ta tashmë është finalizuar dhe me këtë ligj periudha e organizmit të mësimit nëpër shtëpitë-shkolla do të zë vendin e merituar, thotë kumtesa e MASHT, transmeton Koha.net.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka takuar përfaqësuesit e Këshillit iniciues për projektin e realizimit të mësimit shqip në shtëpitë-shkolla në vitet e ‘90-ta. Ky takim u zhvillua në kuadër të shënimit të përvjetorit të kësaj ngjarjeje ku ishin prezentë disa pronarë të shtëpive-shkolla nga komuna e Prishtinës si dhe drejtues të arsimit në Kosovë në vitet e nëntëdhjeta.

Ai shprehur falënderimet për sakrificën e pronarëve të shtëpive-shkolla dhe të gjithë atyre të cilët kanë qenë të përfshirë në procesin edukativo-arsimor të kësaj periudhe, duke bërë që sistemi arsimor në Kosovë të mbijetojë.

“20 janari i vitit 1992 është një moment kthese, mbijetese dhe rezistence, të cilin duhet ta kujtojmë për t’u treguar gjeneratave të reja, për rrugën që ka kaluar sistemi arsimor. Nëse në kushte të mbijetesës është mbajtur gjallë arsimi shqip, sot kemi për detyrë që në kushte lirie, të ndërtojmë në arsim cilësor, sepse edukimi cilësor është hap për përparimin e Republikës së Kosovës”, është shprehur ministri Bajrami.

Ai ka bërë të ditur se, Projektligji për mësimdhënësit e viteve të ’90-ta tashmë është finalizuar dhe me përkrahjen e plotë të Ministrisë së Arsimit, në këtë ligj periudha e organizmit të mësimit nëpër shtëpitë-shkolla do të zë vendin e merituar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img