11,09,2025

Promovohet libri “Më lërni të dua” i autores Nerma Rushiti

Must Read

Ferizaj.09.12.2017. Në Qendrën e Kulturës në Ferizaj sot është promovuar libri “Më lërni të dua” i autores Nerma Rushiti.
Ky është libri i parë i autores Rushiti i cili ka brumbulluar krijimtarinë e sajë.
Në këtë promovim morën pjesë dashamirë të fjalës së shkruar dhe artistike.
Për përmbajtjen e librit me këtë rast ka folur edhe recensenti i librit Lulzim Tafa i cili tha se kjo krijuese me punën e sajë premton se plejadës së shkrimtarëve në gjuhën shqipe po I shtohet edhe një krijuese e re.

“Shqetësimet e veta jetësore i shndërron në materie poetike. Me një gjuhë të tillë poetike të pa ngarkuar figurativisht poetja shkon në drejtim të theksimit të individualitetit të sajë . Hëna si figurë, vetmia si gjendje, frika si reflektim që del nga realiteti jetësorë janë emblemat e kësaj poezie. Përmes këtij libri të parë të poezive mund të themi se Nerma e fillon me hapa të sigurt rrugëtimin e sajë të poetit. Nga këto poezi mundë të shpresojmë se Nerma do të formoi mjaftueshëm individualitetin e sajë mjaftueshëm në poezinë shqipe” tha Lulzim Tafa, recensent i librit “Më lërni të dua”
Ndryshe ky është botimi i parë i Nerma Rushitit e cila me poezi filloi të merret qysh si nxënëse e gjimnazit dhe ka vazhduar deri në kurorëzimin e këtyre shkrimeve me botimin e parë të këtij libri.
Me këtë rast u lexuan edhe disa poezi nga libri “Më lërni të dua”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img