Ferizaj.21.10.2017. Dhjetra artdashës ferizajas janë tubuar sot në qendrën e kulturës në Ferizaj për të promovuar librin më të ri të shkrimtarit të njohur ferizajas Ramadan Haziri.
Të pranishmit vlerësuan lart nivelin artistik të kësja vepre letrare dhe përgëzuan autorin që ka ende vullnet e mendje të kthellët pët botimin e librave, ndërkaq romanin e tij e vlerësuan si një pasuri për gjeneratat e reja.
Në këtë promovim mori pjesë edhe kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i cili potencoi se me shumë dëshirë përkrah krijimet letrare të veprimtarëve të përkushtuar.
“E kam thënë shpesh që çdo poromovim libri, unë e përjetoj si një festë kulturore, sepse libri është formësuesi më i mirë i një qytetërimi fisnik, të pjekur dhe të kulturuar, i cili vlerëson humanizmin dhe të drejtat kombëtare shoqërore e njerëzore të të gjithëve.
Për mua është një festë më e veçantë ngjarja e sotme, sepse po promovojmë njërin nga librat e shumtë të krijuesit ferizajas Ramadan Haziri, i cili gjatë dy dekadave të fundit ka qenë shumë i frytshëm me krijimtarinë e tij. Më bën përshtypje të jashtëzakonshme kurajo e këtij njeriu, që edhe përkundër shëndetit jo shumë solid që e ka shoqëruar kohët e fundit, ai nuk i ndahet krijimtarisë. Shkruan vazhdimisht, për ta thënë fjalën e tij, për të na lënë trashëgim një pjesë të shpirtit, të qenies dhe të pikëvështrimit të tij për jetën, për shoqërinë, për të kaluarën dhe për të sotmen tonë” ka thënë kryetari Savrqa në fjalën e tij.
Vlerësime mjaft të mira për romanin “Bonjakët e shekullit” kanë dhënë në tubimin sotëm edhe Kemajl Aliu dhe Haki Shaqiri, të cilët veçanarisht çmuan brumin e përdorur për shkrimin e kësaj vepre.
Ndryshe shkrimtari ferizajas Ramadan Haziri është autor i mbi 50 veprave letrare që u takojnë gjinive të ndryshme.