25,12,2024

Promovohet “DITAR”-i i veprimtarit Abdullah Musliu

Must Read

Promovohet ditari i veprimtarit Abdullah Musliu, një libër historik që trajton periudhën më të vështirë të popullit tonë

Është promovuar ditari i veprimtarit të çështjes kombëtare Abdullah Musliu, një libër historik që trajton periudhën e Luftës së Dytë Botërore në Kosovë.

Folësit me këtë rast kanë thënë se përmes këtij libri ndriçohet një periudhë kohore e panjohur për publikun dhe spikatet lartë figura prej atdhetari e Abdullah Musliut. Kryetari i Ferizajt , Muharrem Svarqa, ka thënë me këtë rast se autori i këtij libri, Abdullah Musliu, nuk i ka parë këto ngjarje vetëm nga këndvështrimi i një banori të thjeshtë të Kosovës, por nga këndi i njeriut që i ka përjetuar në lëkurë të vet të gjitha trysnitë, mizoritë, vrasjet, nëpërkëmbjet dhe padrejtësitë e panumërta që u janë bërë shqiptarëve të Kosovës gjatë gjithë shekullit të XX.

Ditar 1

“Kam kureshtjen e jashtëzakonshme që sa më parë ta filloj leximin e këtij ditari, sepse jam shumë i bindur se në të do të gjej pjesë nga jeta jonë politike e shoqërore, pjesë nga dramat dhe përjetimet e elitave politike, por edhe pjesë të situatave dramatike nëpër të cilat kanë kaluar kosovarët në kohën për të cilën shkruhet aty. Aq më tepër që këto zhvillime autori i ka përjetuar duke qenë edhe vetë brenda tyre, ose si vëzhgues i hollë i proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova gjatë shekullit të kaluar. Sikur të gjithë udhëheqësit politikë dhe intelektualët që kanë lënë gjurmë gjatë historisë sonë më të re, të kishin lënë kujtime të shkruara për kohën kur kanë vepruar, historia e vendit tonë do të dukej me më shumë ngjyra nga sa e shohim sot”, ka thënë Svarqa.

Për recenzentin e librit Ramush Tahiri, ky libër do të provokoj shumëkënd, një libër që ka plotë një jetë të individit dhe të familjes, ndërsa aspekte përmbajtjesore dhe strukturore të librit ka sjellur publicisti Kemajl Aliu, i cili librin e ka vlerësuar si një “dëshmi për një epokë që nuk bie shi”, ndërsa redaktori i librit Haki Shaqiri ka paraqitur sfidat me të cilat është përballur me rastin e përgatitjes së librit.

Dalja në dritë e këtij libri ka ardhur si rezultat i një angazhimi të palodhshëm të shkrimtarit dhe historianit Ramadan Haziri, i cili me këtë rast ka thënë se aspekti kohor që trajtohet në këtë ditar do të përplotësohej edhe me një ditar tjetër të veprimtarit tjetër Sadik Tafarshiku.

Ditari i Abdullah Musliut është ruajtur nga veprimtari i çështjes kombëtare Hysni Agushi, i cili këtë figurë e ka radhitë përkrah figurave tjera të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img