10,01,2025

Prokuroria Themelore e Ferizajt: Edhe sot po vazhdon aksioni në Brezovicë

Must Read

Prokuroria Themelore e Ferizajt njofton se edhe sot po vazhdon aksioni në Brezovicë.

Nga njoftimi i prokurorisë thuhet se po relizohet një inspektim në vazhdimësi i aksioneve të më hershme.

“Qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Prokurorisë.

Raporti i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Ferizaj vazhdon edhe sot aksionin në zonën e Brezovicës

Ferizaj, 09 Gusht 2022 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim  me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke realizuar një inspektim në zonën e Brezovicës, i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme lidhur me rastin “Brezovica.

Qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img