Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me rastin e vr asjes së 18 vjeçares në Ferizaj.
Kryeprokurori Shukri Jashari thotë se është ndaluar njëri i dyshuar për këtë rast, derisa tjetri është në kërkim.
Jashari thotë se ka prova të mjaftueshme për të përfshirët në këtë vr asje
“Personi i dyshuar me inicialet D.K. ka pasur edhe në të kaluarën precedent penal por që rastet janë gjykuar dhe nuk ka më dosje të hapur. Kurse personi tjetër me iniciale A.S ka një precedent për ten tim vr asje por që ende nuk është mbajtur ende shqyrtimi gjyqësor”, deklaroi Jashari.
Ai thotë se njëri i dyshuar është me banim të përkohshëm në Zvicër.
“Personi me inicialet A.S. jeton në vendbanim të përkohshëm në Zvicër. Dyshohet se ai ka qenë në një veturë me targa zvicerane. Me rëndësi që njëri është arre stuar, dhe personi tjetër me iniciale D.K. shumë shpejt do të arre stohet nga policia”.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari thotë se nuk ka pasur ndonjë ankesë se e ndjera ka qenë duke bashkëjetuar me forcë me të dyshuarin për vr asje.
Ai thotë se në banesën e njërit të dyshuar janë sekuestruar pajisje telefonike por që në banesë nuk ka pasur ar më.
“Rasti ka ndodhur në banesë dhe më pas vik tima është dërguar në spital, ku të dyshuarit kanë ikur menjëherë”, deklaroi Jashari.