22,04,2025

Prokuroria e Ferizajt:U gjetën 83 kilogramë drogë në mjet transportues në Hanin e Elezit, arrestohen shtatë persona

Must Read

Prokuroria Themelore  në Ferizaj së bashku me Policinë e Kosovës dhe Doganën ka mbajtur një konferencë për media pas konfiskimit të mbi 80 kilogramëve her*oinë në Han të Elezit.

Prokurori Shukri Jashari ka dhënë detaje lidhur me aksionin.

“Në terminalin doganor të Hanit të Elezit është arritur të konfiskohet her*oina, distanconi ishte për në Prishtinë. Për momentin janë duke u zhvilluar bastisje në pesë lokacione, gjatë këtij aksioni janë arrestuar shtatë persona ndërsa dy persona janë në kërkim”, ka thënë kryeprokurori i Ferizajt Shukri Jashari.

Ndërsa Reshat Murseli nga Drejtoria e antidrogës në Policinë e Kosovës ka konfirmuar sasinë e drogës së konfiskuar.

“Kemi arritur të konfiskojmë 83.5 kg heroinë, kemi vazhduar me disa bastisje në rajonin e Prishtinës dhe Pejës. Janë konfiskuar edhe dy vetura. Lidhur me këto veprime Drejtoria e Antidrogës falënderon Doganën e Kosovës për bashkëpunim po ashtu edhe Policinë Kufitare”, është shprehur Murseli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img