20,11,2024

Prokuroria e Ferizajt gjatë vitit 2021 ka ngritur 217 aktakuza kundër 236 personave

Must Read

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se gjatë vitit 2021, ka trajtuar me prioritet rastet e dhu*nës në familje, ku gjithsej, ka pranuar 217 lëndë me 239 persona dhe nga të gjitha këto raste të trajtuara, janë ngritur 214 aktakuza kundër 236 personave lidhur me veprat penale të dhu*nës në familje, kurse, tri lëndë të mbetura, janë ende ne proces të hetimeve.

Po ashtu, në shumicën e këtyre rasteve, me qëllim të zhvillimit të suksesshëm të procedurës penale, ndaj të pandehurve, nga ana e Prokurorisë, janë paraqitur kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, përkatësisht, në pesëdhjetë (50) lëndë të kësaj natyre, janë bërë pesëdhjetë (50) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, të cilat janë aprovuar edhe nga Gjykata.

Prokuroria njofton se në të gjitha këto raste të dhu*nës në familje, shumica e vik*timave kanë qenë të gjinisë femërore, të cilat kanë përjetuar dhu*në në forma të ndryshme, psikike, fizike dhe ekonomike.

Gjithashtu, vlen të theksohet se në këto raste, dyzet e tetë (48) lëndë janë përfunduar me akgjykim fajësues dhe asnjë rast nuk ka qenë me aktgjykim lirues.

Po ashtu, lidhur me këto raste, Prokuroria Themelore në Ferizaj, e ka të caktuar një prokurore-koordinatore për trajtimin sa më efikas të këtyre rasteve.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të vazhdojë të trajtojë me seriozitet të theksuar dhu*nën në familje, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar dhe luftuar veprat penale të kësaj natyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img