23,11,2025

Prokuroria: 48 orë paraburgim për Milaim Zekën, dyshohet për mashtrime me viza

Must Read

Milaim Zeka u ndalua për 48 orë si i dyshuar për veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, vepër kjo për të cilën dyshohet se Zeka ka qenë i implikuar në grupin e organizuar në mashtrimin e qytetarëve që kanë aplikuar për viza pune në Gjermani.

“M.Z është ndaluar për 48 orë për veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprat penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-se, dhe shmangia nga tatimi nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 te KPRK-se”, ka hënë për Gazetën Express, Ekrem Lutfiu, zëdhënës në Prokurorinë e shtetit.

Ish-gazetarin e ka arrestuar Njësiti i krimeve ekonomike i Policisë së Kosovës, të hënën, gjatë mesditës, raporton Gazeta Express. 

Arrestimi i Zekës ka ndodhur pak ditë pasi portali ‘Insajderi’ ka publikuar hulumtimin për këtë skandal me viza, në të cilin dyshohet se Zeka ka qenë i implikuar, duke krijuar një biznes të tillë bashkë me partnerin e tij biznesmen, Ilir Krasniqin. 

920 kosovarë kanë provuar të emigrojnë në Gjermani me viza pune nëpërmjet një agjencie punësimi, e cila në fakt ishte një skemë mashtrimi e deputetit Milaim Zeka dhe partnerit të tij, Ilir Krasniqi, ka raportuar Insajderi më 3 tetor të këtij viti. 

Sipas hulumtimit të kësaj gazete, aplikantët kanë paguar nga 50 euro deri në 3.500 euro për një vizë pune. Por, në vend të punësimit dyshohet se aplikantët janë gjendur brenda një skeme mashtrimi, të cilën Prokuroria ka nisur hetimet për krim të organizuar, mashtrim dhe shmangie nga tatimi. 

Partneri i Zekës, Ilir Krasniqi, tashmë ndodhet në paraburgim, pasi për të njëjtën skemë ishte arrestuar para disa javësh. /GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img