21,12,2024

Projektligji për investime strategjike nuk kalon, koalicioni akuzon njëri-tjetrin

Must Read

Në mungesë të kuorumit, Kuvendi nuk ka miratuar projektligjin për investimet strategjike në Republikën e Kosovës. Për ishin 40 deputetë, 1 kundër dhe 3 abstenim.

Ministrja e Tregtisë, Hyzmete Bajrami, e cila u shfaq e nervozuar, pasi që projektligji nuk u miratua, duke thënë se ata që nuk e kanë votuar këtë ligj, po e mbajnë peng zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Kjo është e padrejtë, pa asnjë argument mos me mbështet nuk është e drejtë. Kosova ka mbet peng i disa individëve”, tha ajo.

E kundër këtij projektligji tha se është deputeti Nait Hasani.

Vjosa Osmani tha se është e qartë se ky ligj nuk kaloi jo për shkak se dy tre deputet ishin kundër por sepse shumica e deputetëve nuk morën pjesë në votim.

“Nuk mund të kaloi asnjë ligj me këtë pjesëmarrje të deputetëve. Një koalicion 89 deputet, prej tyre në votim vetëm 40 deputet. Shumica e deputetëve të PDK nuk kanë marrë pjesë në votim. LDK ka votu, shumica e deputeteve të PDK nuk kanë marrë pjesë fare në votim. Pse është çështje që secili duhet ta arsyetoj”, tha ajo.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img