Këngëtari Fahrush Azemi i cili me profesion është arkitekt,ditë më par në një emision të Kojshia Show në Rtv21 premtoi se do të bëjë një projekt për rregullimin e fshatit të tij të lindjes.
Nuk vonoi shumë dhe projektin e ka bërë realitet Azemi. Ai këtë e ka publikuar ne youtube dhe ka ftuar të gjithë ata të cilët mundë të ndihmojnë në realizimin e këtij projekti.
Pas realizimit të projektit Fahrush Azemi ka njoftuar të gjithë banorët e kësaj zone se kjo është faza e parë e projektit dhe varësisht prej nevojave do të vazhdoi të punoi në detaje.
“Të nderuar bashkëvendës të mi nga Sllatina e Epërme dhe juve miq të mi!
Ashtu siç ju kam premtuar përmes medieve, po ua prezantoj projektin (Faza e Parë) për parqe në fshatin Sllatinë të Epërme – vendlindjen time.
Dua t`i falënderoj kryetarin e fshatit Valmir Imeri , Bedri Ymeri, Veton Ymeri, Drin Imeri dhe gjithë rininë që çdo javë angazhohen në pastrimin e këtij vendi po ashtu edhe gjithë mbështetësit e këtij projekti. cand PHD. Ferid Azemi ka shpreh gatishmërinë e përkthimit të materialit në anglisht. U jemi mirënjohës!
I ftoj të gjithë ata që kanë sado pak ndjeshmëri për vendin e tyre ta mbështesin në mënyrë që ta realizojmë sa më bukur sepse ky projekt buron nga vet kërkesat e banorëve të kësaj zone.
Gjithashtu ftoj Komunën e Vitisë dhe kryetarin z.Sokol Haliti që ta mbështet dhe përkrah zhvillimin e këtij projekti sepse trajtohet në hapësira publike të përbashkëta, dhe si i tillë kërkojmë që të miratohet në KK të Vitisë” ka thënë Fahrush Azemi