Në vazhdën e dëgjimeve publike që po mbahen për hartimin e projekt-buxhetit për vitin 2023-2025, nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashke me drejtoren e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, drejtorin e Urbanizimit Arber Bytyqi si dhe drejtorin e Shërbimeve Publike Arben Halili, në takimin e parë të mbajtur në Komogllave, kanë dëgjuar kërkesat e banorëve të këtij fshati si dhe të banorëve të fshatit Gurëz, ndërsa në takimin e dytë në fshatin Sojeve, kanë marr edhe prioritete e projekteve të banorëve të fshatrave Bibaj, Fshati i Vjetër, Dardani, Mirosale dhe Sojeve.

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, banorët e këtyre fshatrave i ka njoftuar me listë e projekteve që parashihen të behën në vitin e ardhshëm në këto lokalitete, por ka kërkuar edhe nga ata që t’i paraqesin brengat dhe shqetësimet e tyre.
Në këtë takim, banorët e fshatit Komogllave kërkuan që të bëhet rregullimi i disa rrugicave të mbetura në fshatin e tyre, të bëhet trotuari në një pjesë të këtij fshati që qon fëmijët për në shkollën në lagjen Llugaj, si dhe të bëhet edhe hapja e rrugëve të arave.

Ndërsa, në takimin në fshatin Sojeve, banorët kërkuan që të përfundojë projekti i ujësjellësit, të bëhet pastrimi i ujerave të zeza, asfaltimi i rrugëve, fusha sportive, si dhe parqe për fëmijët e këtyre fshatrave.
Këto dëgjime buxhetore nesër duke filluar nga ora 17:00 do të mbahen në fshatin Llojza në Shkollën Fillore Mesme të Ulët ,,Bilall Shala”, ku do të marrin pjesë banorët e fshatrave: Lloshkobare, Kosinë, Koshare, Dremjak dhe Slivovë, kurse në ora 19:00 takimi do të mbahet në fshatin Talinoc i Muhaxherëve në Shkollën Fillore Mesme të Ulët ,,Dy Dëshmorët”, ku do të marrin pjesë banorët e fshatrave: Softaj, Sazli, Pojatë, Rahovicë dhe Papaz.

