03,02,2026

Projekt 5- milionësh për ujësjellësin e 10 fshatrave

Must Read

Ferizaj.30.01.2018. Dhjetëra fshatra të Ferizajt po përballen me mungesë të rrjetit të ujësjellësit, ndërsa Ministria e Financave nëpërmjet kredive të buta me Qeverinë e Austrisë, do ta realizojë një projekt madhor prej 5 milionë e 125 mijë eurosh për zgjerim të rrjetit të ujit të pijshëm për territorin e kësaj komune.

Andaj në mbledhjen e 26-të të Qeverisë së Kosovës,të hënën, është vendosur për financimin e këtij projekti, i cili është specifikuar për ndërtimin e skemës për furnizim me ujë në Komunën e Ferizajt, shkruan sot Koha Ditore.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se kjo marrëveshje me Qeverinë austriake ka pasur afatin e shfrytëzimit të fondeve deri më 31 dhjetor 2016, mirëpo atë e kanë negociuar për zgjatjen e afatit edhe për 2 vjet të tjerë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img