Qëndrim Jonuzi, vëllai i këngëtarit “Buta”, e qëlloi mbrëmë pas mesantës për vdekje Gazmend Hysenin, shokun e tij të fëmijërisë dhe të rinisë.
Prokuroria dhe as Policia ende nuk i di rrethanat që çuan deri tek rasti tragjik, që tronditi vendin mëngjesin e hershëm, ndonëse u aludua mbi shumë aryse.
Për arsyen e vërtetë para organeve të drejtësisë mund të flasë vetëm “Reefa” [pseodunim me të cilin njihet në qytet], pasi të lëshohet nga trajtimit intenziv, ku po rri nën kujdesin e Policisë, pasi këta të fundit e plagosën dhe e arrestuan mbrëmë pas aktit, në vendin e krimit, shkruan Gazeta Insajderi.org
Por, kjo nuk është hera e parë që ferizajasit 30 vjeçar i del punën me shtetin. Ai ishtë arrestuar nga Policia, edhe para gati një dekade.
Kapja e tij kishtë ndodh, pasi atë kohë ai kishte hy në shkollën gjimnazi “Kuvendi i Arbërit”, dhe kishte shtënë me armë në një klase me plot nxënës, por fatmirësisht s’e kishte qëlluar atë që kishte në fokus.
Atë botë ai akuzohej për “tentim vrasje” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Por, çfarë e kishte shtyrë “Reefa”-n të gjuante me armë brenda shkollës?
Muaj para se ta bënte atë veprim, Qëndrimi ishte therur me thik në krah nga i dyshuari mbi të cilin shtiu me armë brenda institucionit edukativ.
Pas plagosjes së rëndë që kishte marrë në krah, Jonuzi kishte shkruar në Gjermani për t’u trajtuar, trajtim ky që i kishte zgjatur me muaj, pasi lëndimin e kishte shumë të rëndë.
Pas kthimit nga shteti perëndimor, dhe shërimit të plotë, “Reefa” doli edhe një herë në skenë, kapi armën dhe shkoi të hakëmerrej ndaj atij që e kishte therur, veprim për të cilin u dënua me tri vite burgim.
Për këto të bëma të vëllait, krenohej reperi “Buta”.
Duke i kënduar në freestyle jetës së tij, ai aludonte në korruptimin e prokurorit për lirimin e “Reefa”-s nga burgu.
“Unë kom rrejt n’gjyq, pa mu dridh asni qerpik, prokurorit ni bakshish, vëllau m’dul mu për ni ditë”, vargje të cilat “Buta” i këndoi në një sesion radioje për “SRF”.