Një ngjarje e rëndë është shënuar në Rockford, SHBA, ku një profesor i njohur ka vrarë dy djemt e tij 14 dhe 12 vjeç dhe më pas ka vrarë veten, të paktën këto janë dyshimet e apra të policisë.
Të tre viktimat janë gjetur pa jetë nëpër krevatet e tyre, shkruan Chicago Times.
58-vjeçari,Peter S. Ruckman,ishte pedagog në Rock Valley College dhe Northern Illinois University.
Rock Valle ka reaguar duke thënë se ai ka qenë pedagog që prej viti 1998 në atë universitet.
Policia ka reaguar duke thënë se vrasjet kanë ndodhur rreth orë 10:35 ë ditës së dielë ndërkoh që vendimi përfundimtar në lidhje me testet toksike do të jepet brenda tri javësh.