Një profesor universitar është vrarë me armë të ftohta në Bangladesh, në një sulm për të cilin policia thotë se ishte i ngjashëm me një numër të vrasjeve të blogerëve laikë dhe aktivistëve ateistë që kanë ndodhur muajve të kaluar në këtë vend.
Rezaul Karim Siddique, 58-vjeçar, ishte profesor i anglishtes në një universitet në perëndim të Bangladeshit.
Ai ishte sulmuar me thika dhe hanxharë nga disa persona të paidentifikuar, pasi kishte dalë nga shtëpia e tij për të shkuar në universitet.
Ai kishte qenë i përfshirë në disa programe kulturore dhe kishte hapur një shkollë në Bagmara, ish-bastion i grupit ekstremist islamik, Jamayetul Mujahideen Bangladesh.