15,09,2025

 Profesorët e UShAF po qëndrojnë në Universitetin Staffordshire në Stoke-on-Trent në Angli

Must Read

Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Sigurim të Cilësisë, Prof. Dr. Bujar Pira dhe dekani i Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit, Flamur Salihu, po qëndrojnë në Universitetin e Staffordshire në Stoke-on-Trent në Angli.

Gjatë kësaj vizite profesorët po marrin pjesë në trajnime të programeve të ndryshme profesionale, të cilat njohuri pastaj përmes trajnimeve do të mund t’i bartin tek studentët e UShAF dhe tek kompanitë vendore. Po ashtu, ata patën takime edhe me profesorë dhe studentë të këtij Universiteti ku bënë këmbimin e përvojave dhe ideve të ndryshme për institucionet e arsimit të lartë.

Kjo vizitë ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve akademike dhe profesionale të stafit akademik dhe studentëve me të arriturat në teknologjinë moderne, për avansim të cilësisë së mësimit në Universitet, si dhe rritjen e bashkëpunimit në lëminë e industrisë në tërësi për nevojat e tregut.

 
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img