26,12,2024

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Must Read

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e inovacionit dhe aplikimeve praktike, Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj tregon se si ky bashkëpunim mund të sjellë përfitime të mëdha për të dyja palët dhe për shoqërinë në përgjithësi.

Pas përfundimit të studimeve post-doktorale dhe hulumtimit në Universitetin e Vjenës, Austri – një prej qendrave më të rëndësishme të kërkimit shkencor dhe inovacionit në Evropë – Prof. Meha me ftesë të Universitetit të Vjenës, do të organizojë një punëtori në bashkëpunim të ngushtë me partnerë nga qeveria, universitetet dhe kompanitë. Qëllimi është të prezantojë rezultatet e hulumtimit dhe raportin e përgatitur, të cilat janë të fokusuara në rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë.

Prof. Meha shpreson se ky model i bashkëpunimit do të shërbejë si një shembull frymëzues për të gjithë në Kosovë, duke u treguar studentëve, akademikëve, dhe profesionistëve të industrisë përfitimet e punës së përbashkët dhe të koordinuar. Më tej, ajo është e bindur se këto përpjekje do të kontribuojnë në zhvillimin e një ekosistemi inovativ në Kosovë, i cili do të stimulojë rritjen ekonomike dhe do të krijojë mundësi të reja për të gjithë.

Duke i dhënë një vëmendje të veçantë Ferizajt dhe rrethinës, Prof. Meha planifikon të sjellë njohuritë, përvojat dhe mësimet e mësuara përmes kësaj punëtorie në Kosovë, duke u përpjekur të ndërtojë një urë të fortë ndërmjet akademisë dhe sektorit të biznesit lokal.

Ky hulumtim, i cili u realizua në bashkëpunim të ngushtë me qeverin, akademin dhe sektorin industrial në Austri, ofron mënyra të reja dhe efektive për të forcuar këtë lloj bashkëpunimi, duke sjellë përfitime të dyanshme dhe duke nxitur inovacionin. Gjetjet e hulumtimit dhe metodologjia e përdorur mund të shërbejnë si modele për institucionet akademike dhe industriale në Kosovë, veçanërisht në Ferizaj, ku Prof. Meha planifikon të aplikojë këto njohuri dhe përvoja.

Për më shumë informacione rreth punëtorisë dhe pjesëmarrjes, ju ftojmë të vizitoni linkun:

Workshop “Academia-Industry-Collaboration” (postgraduatecenter.at)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img