20,12,2024

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Must Read

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në ambientet e Universitetit të Vjenës, prezantoi projektin hulumtues “Bashkëpunimi ndërmjet Akademisë dhe Industrisë: Ekzaminimi i gjendjes në Austri”.

Ky projekt kulmoi me një raport të detajuar, i cili u nda me të gjithë pjesëmarrësit gjatë punëtorisë, dhe do të jetë në dispozicion online.
Projekti ka nënvizuar rëndësinë kritike të bashkëpunimeve ndërmjet akademisë dhe industrisë, të cilat janë esenciale për zhvillimin e inovacioneve që sjellin progres ekonomik. Gjithashtu, projekti ka theksuar rëndësinë e forcimit dhe zgjerimit të kërkimeve të aplikuar, për zgjidhjen e sfidave të ndryshme dhe që kontribuojnë në përmirësimin e proceseve, produkteve dhe
teknologjive.
“Diskutimet dhe gjetjet e projektit hulumtues nënvizuan nevojën për një angazhim institucional në përmirësimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë. Ky angazhim duhet të përfshijë menaxhmentin, kërkuesit/profesorët dhe stafin mbështetës.
Politikat dhe praktikat e suksesshme të zbatuara nga institucionet në Austri mund të ofrojnë një model të vlefshëm për institucionet në Kosovë. Implementimi i këtyre politikave mund të ndihmojë në avancimin e inovacionit dhe të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë në të gjithë vendin”ka thënë Dr. Arbresha Meha.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img