Libri Ndikimi i faktorëve motivues në procesin e vendimmarrjes në NVM (ndërmarrjet e vogla dhe të mesme) të Kosovës është rezultat i punës kërkimore shkencore në fushën e menaxhimit Në fokus të punës shkencore është burimi njerëzor, ngritja, lidershipi, motivimi dhe vendimmarrja në NVM_ve. Jam i vetëdijshëm se kjo punë është vetë një përpjekje për shqyrtimin e kësaj problematike që është pak e studiuar, libër i sapo publikuar nga Prof As. Dr Aziz Rexhepi
Në libër është shqyrtuar në aspekti i zhvillimit, aplikimit, të motivimit në NVM-ve dhe shkathtësinë e nevojshme në marrjen e vendimeve më të mira. pasi vazhdimisht hasim në pasigurinë që është pjesë e jetës. Marrja e vendimit është një aktivitet kyç në të gjitha nivelet e menaxhimit ku varen stilet e lidershipit, marrëdhëniet midis stilit të lidershipit dhe angazhimit organizacional. Poashtu në libër është shtjelluar edhe roli i NVM-ve të një vendi si dhe strategjia dhe mjedisi biznesor në Kosovë
Në tekstin që po paraqesim motivim dhe marrja_vendimeve studiohet si një proces i integruar dhe ndërdisiplinor ,në të cilët marrësit racional të vendimeve ndjekin ato alternative që do t’iu sigurohen rezultate të kënaqshme .ku në libër është shtjellu edhe koncepti i lidershipit dhe teoritë e lidershipit.
Libri “Ndikimi I faktorëve motivues në procesin e vendimmarrjes në NVM-ve” (ndërmarrjet e vogla dhe të mesme) mendoj se do të jet e dobishme për një diapazon të gjerë lexuesish, përveç studentëve .libri mund tu vlejë edhe drejtuesve të bizneseve të cilët do të kenë material për lidershipin në motivimin dhe marrjen_e vendimeve në ndërmarrjet e tyre si dhe u afrohet edhe studiuesve të lëmisë së menaxhimit
Natyrisht jemi të vetëdijshëm se libri ka nevojë për plotësim dhe përmirësim të mëtejshëm, komentet dhe kritikat kurdoherë janë të mirëpritura që në punën time të plotësojë më mirë në nevojat e studentëve dhe kujtdo që është i interesuar në këtë fushë.