Prodhohet një telefon që vetëshkatërrohet, njësoj si ata që jemi mësuar të shohim në filmat me agjentin sekret 007.
Kjo është bërë e mundur nga një grup studiuesish të Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë “King Abdullah”.Telefoni mund të vetëshkatërrohet nëse ushtrojmë një presin të caktuar ose duke e komanduar në distancë.
Ky mekanizëm mund të përdoret për të garantuar sigurinë në situata ekstreme, si në një film me James Bond.Mes klientëve potencialë, shpjegon një prej studiuesve janë “kompanitë që merren me çështje sekrete, multinacionalet, bankat, administratat e sigurisë sociale si dhe persona që menaxhojnë të dhëna të rëndësishme”.
Në të kaluarën DARPA, Agjencia Qeveritare e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së e ngarkuar me zhvillimin e teknologjive të reja për përdorim ushtarak, kishte krijuar pajisje me sensorë në gjendje që të vetëshkatërrohet, madje disa vite më parë “Boeing” kishte hedhur idenë e një smartfoni Android me funksionin e vetëshkatërrimit në rast se kishte përpjekje për të ndërhyrë në telefon.