26,11,2025

Problemi i Higuain në ekipin e Milanit

Must Read

Te Milani po përpiqen të nxjerrin doza optimizmi mbi mbrëmjen e ndeshjes në “San Paolo”, të humbur kundër Napolit, një 90-minutësh emocionues që gjithsesi la pa pikë formacionin kuqezi.
Skuadra mike shënoi dy herë me dy aksione të ngjashme, por gjithçka u shumëzua me zero pasi jugorët arritën të përmbysin sfidën dhe të marrin 3 pikët.
Trajneri Gattuso ka aplikuar shumicën e skemave, me thuajse të gjitha topat që kalojnë rreth Gonzalo Higuain, por në të dyja raste e golit, sfera nuk u prek nga argjentinasi. Në analizën pas ndeshjes, ekspertët vërtejtën se futbollisti latin u shërbye keq, e pikërisht për këtë nuk arriti të shënojë ndaj ish-ekipit të tij.
Gonzalo Higuain preku saktësisht 38 herë topin në stadiumin e Napolit, e për një qendërsulmues nuk është shifër e keqe, por duhet kuptuar sesi ardhën ata topa. Argjentinasi kërkonte të tjera zgjidhje për të goditur portën, por nuk u kuptua thuajse asnjëherë nga mesfusha, e pikërisht për këtë nuk arriti të shënojë.
Rikthimi i Calhanoglu do të ndihmojë Milanin, por sipas medieve të Apenineve duhen aplikuar krosimet e shumta dhe filtrimet nga krahët. Kështu, Higuain do të mund të japë përgjigjet ekzakte, vetëm nëse i bëhen pyetjet e duhura në fushë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img