Prizreni po përgatitet për një mbrëmje madhështore për kurbetçarët. Ansambli i Këngëve dhe i valleve “Emin Duraku” nga Zhuri në bashkëpunim me Studion “Helix” janë na fazën përfundimtare të përgatitjeve për koncertin e madh, i cili organizohet për bashkatdhetarët tanë që po qëndrojnë në pushime në vendlindje.
Hajdar Elezkurtaj drejtor i Ansamblit të këngëve dhe valleve “Emin Duraku” thotë se kanë mbetur për t’u përcaktuar edhe disa hollësi teknike “për një mbrëmje që do të mbahet në mend”.
Ai njofton se përveç repeortoarit të pasur të AKV “Emin Duraku” që do të shpaloset në Kejin e Lumbardhit në Shatërvan të Prizrenit, për gurbetqarët me programin e pasur do të paraqiten edhe AKV “Lidhja e Prizrenit” dhe Ansamblet e komuniteteve: Shka e komunitetit turk “Dogri yol“ dhe SHKA e komunitetit boshnjak “Sharski Behar“.
Përveç Ansambleve në mbrëmjen mikpritëse për kurbetqarët sipas organizatorit do të paraqiten edhe emra të njohur të estradës sonë muzikore që e kultivojnë këngën popullore.
Elezkurtaj njofton se aktiviteti organizohet në patronatin e ministrit të Kulturës Kujtim Gashit dhe me ndihmën financiare të Ministrisë së Kulturës.
Kontributi ekonomik I kurbëtçarëve për familjet e tyre në Kosovë dhe jo vetëm për familjet e tyre është i madh prandaj në shenjë falënderimi dhe respekti për ta por organizojmë për herë të parë, koncertin mikpritës “Sofra e kurbetçarëve”.
Gjatë koncertit mërgimtarët në sofrën e shtruar do të shërbehen më ushqimet tradicionale vendase, që do të përgatiten na familjet e Zhurit.
Me këtë rast do të shpërndahen mirënjohje për ata që kanë kontribuuar për çështjen e shtetësisë së Kosovës në forma të ndryshme.
Nga qyteti I Prizrenit dhe rrethina një numër i madh i qytetareve punojnë në vende të ndryshme të Evropës e deri në Amerikë dhe të cilët kanë dhënë dhe po japin kontribut të madh për vendin.
Koncerti “Sofra e kurbetçarëve” mbahet me 31 korrik në Kejin e Lumbardhit në Shatërvan të Prizrenit duke filluar nga ora 19.