27,12,2024

Priten rendimente të mëdha të grurit

Must Read

Fushata e korrje-shirjeve pritet të përfundoj në ditët e fundit të këtij muaji (Korrik). Ani pse reshjet e shiut e moti jo i mirë në disa komuna kanë shkaktuar pasoja për kulturat bujqësore, Ministria e Bujqësisë pret që këtë vit rendimentet të jenë më të larta se vitin e kaluar.
Isuf Cikaqi, Drejtor i Departamentit të Politikave Bujqësore dhe Tregjeve në MBPZHR ka thënë për Indeksonline se bazuar në sipërfaqet që janë mbjellë në këtë vit, me drithëra të bardha janë gjithsej 83 mijë e 155 hektarë, ndërsa vetëm me grurë 74 mijë e 313 hektarë.
“Fushata e korrje shirjeve tashmë ka filluar edhe pse për pak ditë me vonesë, por kjo ka ndodhur për shkak të reshjeve te shiut. Korrja ka filluar në Komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit, Gjakovës, Klinës, Malishevës, por që për çdo ditë shkon duke u zgjeruar edhe në komunat e tjera të Rrafshit të Dukagjinit e pastaj shtrihet edhe në Rrafshin e Kosovës. Bazuar në sipërfaqet që janë të mbjella këtë vit, me drithëra të bardha janë gjithsejtë 83,155 ha, ndërsa vetëm me grurë 74,313 ha dhe bazuar në numrin e autokombajnave që janë në Kosovë rreth 1400 e që sipas informacioneve nga terreni që të gjitha do të aktivizohen në procesin e korrje shirjeve”, ka deklaruar Cakiqi.
Cakiqi ka shtuar se edhe pse këtë vit korrje shirjet kanë filluar me vonesë, priten rendimente më të larta, mirëpo sipas tij kjo mund të saktësohet kur përfundojnë ato.
“Këtë vit korrje shirjet kanë filluar për disa ditë më vonë se sa vitin e kaluar, por që shkaku ishin reshjet e shiut, ndërsa këtë vit ka më shumë sipërfaqe të mbjella me drithëra të bardha, ndërsa rendimenti pritet të jetë pak më i lartë se vitin e kaluar, por një gjë e tillë do të saktësohet vetëm më përfundimin e korrje -shirjeve, kur edhe MBPZHR-ja do të përgatitë raportin përfundimtar për realizimin e korrje-shirjeve të drithërave të bardha në Republikën e Kosovës për vitin 2018”, ka shtuar ai. Sa i përket çmimit të korrje shirjeve, kjo është përcaktuar me Shoqatën e Prodhuesve të Grurit dhe Shoqatën e Mullisëve.
Ai ka bërë të ditur se çmimi është 100 euro për hektar, transmeton Indeksonline.
“MBPZHR me datë 18.06.2018 ka organizuar dhe mbajtur takimin e përbashkët me përfaqësuesit e Drejtorive Komunale për Bujqësi, Shoqatën e Prodhuesve të grurit si dhe Shoqatën e Mullisëve, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për çmimin e korrje shirjeve për këtë vit dhe si propozim në këtë takim ka dalë që çmimi i korrje shirjeve të jetë 100 euro /ha dhe sipas informacioneve që i kemi ky propozim për këtë çmim është duke u marrë në konsideratë nga ana e kombajnerëve”, është shprehur Cakiqi.
Njësoj sikur në vitet e kaluara, Ministria e Bujqësisë për të shtuar interesimin e fermerëve për mbjelljen e sipërfaqeve i ka subvencionuar ata. Shuma e përgjithshme e subvencioneve për këtë vit është 25 milionë euro, kurse vetëm për kulturën e grurit shuma është 9.5 milionë euro. Sigurisht, subvencione kanë përfituar fermerët të cilët kanë aplikuar dhe kanë plotësuar kriteret e parapara.
Ndryshe, Ministri i BPZHR-së, Nenad Rikallo sot para Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka bërë të ditur se vlera e dëmeve të shkaktuar nga reshjet e fundit të shiut dhe breshrit në Kosovë arrin shumën 1 milionë e 200 mijë euro, bazuar në vlerësimet e para./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img