16,09,2024

Prindërit e mbajtën të lidhur me zinxhirë në bodrum: Jetoi 20 vjet në errësirë, në dhomë me jashtëqitje (Video)

Must Read

Armando de Andrade është zhdukur 20 vjet më parë, kur ai ishte 16 vjeç dhe u gjet i neglizhuar plotësisht, i kequshqyer, në një dhomë pa ditë dhe ekstremist e papastër.

Policia e gjeti atë rastësisht, derisa ata bastisën shtëpinë në kërkim të anëtarëve të një bande, transmeton lajmi.net.

Kur Andrade u liruar ishte i frikësuar dhe nuk ishte ne gjendje të flas, thjesht merrte fryme thellë duke tundur kokën.

Detektivët në San Paulo, janë duke hetuar rastin dhe ata thonë se besohet se ai ka jetuar dy dekada në robëri.

“Kur ne e gjetëm atë, nuk dinim nëse është i frikësuar apo i droguar, ai nuk fliste asgjë”, ka thënë shefi i policisë, Celso Marsili.

Fqinjët kujtojnë se ai ishte në gjendje në normale në moshën 16-vjeçare, ai i donte lojërat dhe luante kitarë, derisa një ditë ai u zhduk. Familja e tij pohoi se ai u zhvendos në veri të Brazilit dhe se “ai është duke bërë jetën e mirë”.

Prindërit mohojnë akuzat. Babai i tij pretendon se Armando u largua nga shtëpia e tij kur ishte 18 vjet, kur u kthye i kërkoj familjes ta mbyllte në dhomë, gjë që do ta ndihmonte të tërhiqej nga droga.

Rasti është në hetim, por babi i viktimës dhe gruaja e tij, tani për tani nuk janë kapur. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes veterani i UÇK-së Ekrem Metushi

Sot është ndarë nga jeta, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi. Lajmi u bë i ditur nga familjarët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img