08,11,2025

Prindërit dhe droga!

Must Read

Shkruan: Sheklzen Marevci
Të nderuar prindër, numri i përdoruesve të drogave është në rritje. Andaj, sugjerimi im për ju është ky: prindërit të cilët kanë fëmijë deri në moshat 20 vjeçe të shtojnë kujdesin ndaj tyre. Ajo që duhet ditur e kujtuar është se, asnjë fëmijë nuk i tregon prindit të tij se ai (fëmija) ka filluar të abuzoj me drogat. Zakonisht prindërit e kuptojnë se fëmija i tyre është përdorues droge pasi që fëmija krijon vartësi nga droga, apo atëherë kur fëmija ka arritur në gjendjen më kritike të shëndetit (para vdekjes). Jam i bindur se, aktualisht ka shumë fëmijë që veç janë përdorues droge dhe prindërit e tyre nuk e dinë këtë gjë. Disa prindërve mund dhe mos t’i shkoj mendja se fëmija i tyre është futur në rrugën e vdekjes së ngadaltë, mirëpo e vërteta mund të jetë ndryshe.
Prandaj, prindër të dashur, shtoni kujdesin dhe vigjilencën ndaj fëmijëve tuaj sa s’është bërë vonë. Mos të lejojmë që të na mund neglizhenca dhe t’i humbim fëmijët. T’i ruajmë fëmijët tanë, t’i ruajmë fëmijët e vendit tonë, ta ruajmë ardhmërinë e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img