Ditëve të fundit pati deklarata se për fillimin e vitit të ri shkollorë janë bërë të gjitha përgatitjet teknike.
U paraqiten edhe projekte të cilat janë realizuar dhe investime të cilat janë bërë që ky vit shkollor të filloi sa më mirë.
Por me të filluar dita e parë pati edhe reagime të prindërve të cilët shprehen pakënaqësit e tyre në lidhje me përgatitjen e objekteve shkollore për vitin e ri shkollor.
Ankesa pati në shkollën fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj, një nga shkollat më të mëdha në komunë.
“Kushtet në të cilat gjendet kjo shkollë sot aspak nuk është e gatshme për fillimin e mësimit. U tha se është investuar dhe është meremetuar nga brenda por gjendja në të cilën kjo shkollë po fillon mësimin është shumë e keqe. Klasët nuk janë renovuar dhe papastërti ka gjithëkah. Nuk e di aështë kjo në mungesë të investimeve apo nga pakujdesia por në këtë gjendje nuk do të ishte mirë as të filloi mësimi” tha Shpresa Azemi, e cila është edhe asambliste në asamblenë komunale nga radhët e PDK-së.
Azemi tha se këtë problem do ta ngrisë edhe në mbledhjen e radhës së Asamblesë Komunale.
Ajo ka dërguar edhe disa foto për gjendjen e kësaj shkolle në ditën e parë të fillimit të vitit shkollorë