18,11,2024

Prilli i Sefë Koshares

Must Read

SefAmir Rexhepië Kosharja kishte menduar shumë për letrën që ia kishte dërguar Ymer Prizreni. Edhe letra e Abdyl Frashërit, që i drejtohej si mikut, e bëri që të pleqëronte punën me bashkëluftëtarët e vet.

Të gjithë bashkëluftëtarët e Sefës ishin të një mendimi për t’u inkuadruar në radhët e ushtrisë kombëtare shqiptare. Në ditët e para të prillit Sefë Kosharja në  krye të 60 luftëtarëve u nis për Prizren. Ai u kthye me shokët në fshatin e tij afër Ferizajt, të çmallej me familje. Dhe sa ishin shtruar sofrat për të ngranë darkë, dy pleq dhanë poterën në Koshare:  “ Një ushtri e zezë osmane po marshon nga Shkupi për Ferizaj!”
Sefa tha vetë:
“Linda Komitë (sepse kishte lindur në male, meqë babai i Sefës bashkë me fshatin iu kishin kundërvënë me armë pushtuesve osmanë).  Qenka thënë të vdes komitë”!

Menjëherë nga Kosharja në krye të luftëtarëve u nis për Kaçanik.

Sefë Kosharja bashkë me 60 luftëtarë godit kolonën ushtarake gjatë tërë grykës së Kaçanikut duke i shkaktuar dëme të  mëdha armikut. Në përleshje me ushtrinë osmane te fshati Stagovë afër Kaçanikut plagoset për vdekje Sefë Kosharja.

Ashtu të vrarë Dervish Pasha urdhëroi më vonë të varet në një maje  lisi në kodrën mbi fshatin Koshare. Vendin e varjes së Sefë Koshares e zë në gojë edhe konsulli serb T. Stankoviqi, i cili disa vite pas shuarjes se Lidhjes Shqiptare të Prizrenit udhëtonte  prej Ferizajt për Shtime. Përcjellësit e tij i kanë treguar një  dardhë ku ka qenë varur Sefa.
Në lidhje me varjen e Sefë Koshares ka shume versione që tregohen në popull.

Sipas kujtimeve të Ramë Metushit nga Kosharja ( më 1978 ishte 110 vjeçar, tani i vdekur – SH. H), pas shpartallimit të rezistencës, të cilën e bëri Mic Sokoli me 3000 luftëtarë të lirisë dhe pas vdekjes së tij heroike,  Sefa zihet i gjallë në malin e Porodimes (afër Shtimes- SH.H).
Prej këtu, Sefë Kosharja i  lidhur duarsh u dërgua para Dervish Pashës në kodrën e Gllavicës pranë Koshares, në pikën  më strategjike të saj, të quajtur Okol.

Në bazë të kujtimeve të Ramë Metushit dhe të pleqve të tjerë të fshatit Koshare, pashai i premtoi Sefës se nëse distancohet nga hasharati, siç i quanin turqit malësorët kryengritës, do ta falë dhe do t’ia ndërtojë një kullë të bukur.

Mirëpo, Sefë Kosharja iu kishte drejtuar pashait me këto fjalë: ” Jo, pashë, s’jam me ty e as nuk bahna. Besën jau kam dhanë krenëve të dheut, e qe besa edhe des. Besa në ne nuk shkelet se kena ftyrë”
Meqenëse, Dervish Pasha nuk pati suksese ta përfitojë me dinakëri dhe premtime, i egërsuar tepër nga qëndrimi mospërfillës i trimit të lidhur, urdhëroi që Sefë Kosharja të varej në një lis, mu në Okol të Gllavicës.

Sefën e lanë të varur në lis tri ditë dhe u dha urdhri prej Dervish Pashës se ai që ta heqë do t’i  shkojë koka. Kështu, pashai mizor donte të mbjellë tmerr dhe panik në masat kryengritëse.

Pasi tri ditësh nipi i Sefës , djali i motrës së tij nga Shtimja, Shabani, së bashku me rrogëtarin e vet, natën me fanar e hoqën nga lisi dhe me një qerre e morën dhe e varrosën në Sllatinë (kështu quhen varrezat e fshatit Koshare  të cilat gjenden në fshatin Slivovë). Së bashku  me Sefën turqit kishin planifikuar të varnin edhe Mulla Musliun nga fshati Slivovë i Ferizajt, por ky arriti t’u ikë turqve. Më vonë, ky zihet dhe dënohet me burgim[2]

[1]  Shaban Hashani, Ferizaj dhe Rrethina 1873-1941, fq. 84
[2]  Shaban Hashani, Ferizaj dhe Rrethina 1873-1941, fq. 85

Autor, Amir REXHEPI

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img