18,05,2024

Prezantohet projekti kryesor i rrugës nacionale M2 në Ferizaj

Must Read

Të enjten në Ferizaj, është organizuar debat publik me qytetarë nga Ministria e Infrastrukturës, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për të prezantuar projektin detal “Zgjerimi i rrugës Nacional N 2, segmenti: Hyrja në Qytetin e Ferizajt, L=5.690.8m”.

Fillimisht në këtë debat zyrtari i ministrisë së infrastrukturës, Arlind Bega ka thënë se ky debat ka të bëjë edhe me ndikimet ne mjedis sa i përket rregullimit të kësaj rruge.

“Zgjerimi i rrugës nacionale M2 në Ferizaj ka një gjatësi prej 5.6 kilometra planifikojmë të bëjmë zgjerimin me dy korsi në të dyja anët prej nga 3.5 metra, gjithashtu rruga do të ketë edhe shiritin ndihmës prej 2 metrave. Do të jetë e pajisur me trotuare nga të dy anët e rrugës me ndriçim publik. Po ashtu është bërë edhe trajtimi i ujerave të zeza, i ujësjellësit, trajtimi i ujerave atmosferike”, ka thënë Bega.

Nga ana tjetër qytetarë ferizajas, kanë shprehur edhe shumë shqetësime të tyre sa i përket kësaj rruge, mirëpo zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të firmës kontraktuese kanë dhënë të gjitha detajet sa i përket kësaj rruge.

U bë e ditur se zgjerimi i rrugës magjistrale M2 fillon nga Prelezi i Jerlive e vazhdon deri në Fshatin e Vjetër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img