27,07,2024

Prezantohet para qytetarëve proifili i komunës, i cili do të jetë edhe pjesë e Plani Zhvillimor të Komunës

Must Read

Ndonëse në fazën e hartimit Plani Zhvillimor i Komunës së Ferizajt po shihet si një dokument gjithëpërfshirës me një rëndësi të madhe për zhvillimin e gjithmbarshme të komunës.

Javën e kaluar, një profil i komunës i është prezantuar grupeve punuese, ndërsa sot edhe qytetarët e Ferizajt, gjatë një debati publik kanë pasur mundësinë që të njihen nga afër me profilin e komunës të ofruar nga kompania konsulente INSI.

Fillimisht, drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis, Faik Grainca, në vija të trasha ka folur për atë se çka ofron Plani Zhvillimor Komunal, duke vë në dukje se aktualisht po punohet në sistemimin e materialit të grumbulluar. Grainca, madje ka shtuar se në profilin e komunës janë të përfshira të gjitha aspektet që lidhen me zhvillimin e komunës.

“ Gjatë kësaj kohe ne kemi mbajtur shumë takime, kemi marrë shumë vërejtje , por edhe sugjerime nga qytetarët, ekspertë por edhe nga kategoritë e ndryshme të njerëzve që merren vesh në fusha të caktuara. Sot përfundimisht i kemi tubuar të gjitha shënimet për të bërë një profil të komunës, të gjitha shënimet nga fusha e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, çështjeve ambinetale, po edhe aspekteve infrastrukturore. Pas aprovimit të këtij dokumenti i hapin rrugë që ta kemi për herë të parë edhe kadastrin nëntokësor” , ka thënë Grainca.

Në anën tjetër edhe koordinatori i këtij projekti Skënder Baftiu, ka thënë se ky plan ndahet në dy faza , ndërsa sipas tij, profili i komunës paraqet gjendjen ekzistuese.

“ PZHK ndahet kryesisht në dy pjesë më të rëndësishme. Është prezantimi i gjendjes ekzistuese përmes profilit të komunës si dhe pjesa e dytë përbën vizionin zhvillimor të komunës për të ardhmen” ka thënë Baftiu.

Për më tepër, kordinatori i kompanisë konsulente INSI, Ismajl Baftijari, ka prezantuar profilin e komunës, bazuar në materialin e grumbulluar. Sipas tij, profili ngërthen tri elemente thelbësore, historikun e zhvillimit të komunës, gjendjen ekzistuese, si dhe kapacitete njerëzore dhe financiare.

”Të gjitha të dhënat janë marrë nga institucionet relevante” ka thënë Baftijari.

Pjesa e debatit ka kaluar me pyetjet e të pranishmëve, ndërsa pati momente kur qytetarët ngritën çështje që nuk ishin në fokus të këtij debati.

 

14875128_10208998353494366_465600642_n-1 14826459_10208998340854050_157756909_n 14875128_10208998353494366_465600642_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img