23,12,2024

Prezantohet aktivitet 6 mujor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik

Must Read

Zona e zhvillimit ekonomik në Babush, studimi i fizibilitetit për zonën urbane të qytetit, projekt studimi konkurrues për turizmin malor si dhe ideja për ruajtjen e bizneseve artizanale, janë parë disa nga projektet që po i zhvillon Drejtoria për Zhvillim ekonomik e Ferizajt.

Bazuar në të dhënat që ka prezantuar kjo drejtori të gjitha këto po shihen se shihen si një mundësi për të tërhequr investitorët e ndryshëm. I pari i kësaj drejtorie, Shemsedin Sojeva, gjatë një konference për medie ka prekur në vija të trasha aktivitet që po I zhvillon drejtoria duke thëne se brenda këtij 6 mujori ka pasur disa iniciativa të cilat janë zhvilluar në përputhje me programin qeverisës.

“Jemi në vazhdën e punimeve për shpalljen e disa konkurseve për disa zona dhe lokale që i kemi në shfrytëzim afatshkurtre si dhe në shfrytëzim afatgjatë të disa zonave në fshatin Babush për bizneset ku ata do të kenë mundësi që të investojnë dhe të rrisin bizneset tyre”, ka thënë Sojeva.
Duke u ndërlidhur me projektin e turizmit malor, drejtori Sojeva ka përmendur studimin e fizibiliteti për parkun e Nerodimes, në të cilin është paraparë që të funksionalizohet edhe pishina.

“Jemi në bisedimi me AZHR-lindje me Bashkimin Evropian që të bëjmë funksionalzimin e pishinës në Nerodime ku aty do të jetë një bashkëpunim me partneritetin publiko-privat dhe bashkimi i lumenjve dhe aty do të jetë një investim shumë i mirë dhe kemi punuar edhe projektin me stafin e drejtorisë sonë dhe nëse gjejmë ndonjë partner që na përkrah do të jetë një investim i qëllum, dhe parku i Nerodimës do të merr një pamje krejtësisht tjetër dhe të bukur ashtu sikurse Germiaj në Prishtinë” , ka thënë Sojeva.

Për më tepër, zyrtarët e kësaj drejtorie kanë përmendur edhe një projekt i cili është në fazën fillestare e i cili parasheh ngritjen e një fabrike të riciklimit. “Kemi pasur takime edhe me një investitorë turk ku pritet të investojë dikun rreth 20 milion euro në komunën tonë, ku ai do të bën hapjen e një qendre të grumbullimit të automjeteve që janë jashtë funksionit ku në të njëjtën kohë në atë grumbull ai do të bëjë edhe shkrirjen se metaleve dhe do të fillojë edhe grumbullimin plastikës dhe do të behet edhe një fabrikë e riciklimit ku pritet të punësohen 200 punëtore, do të jetë një e mirë për komunën e Ferizajt”, ka shtuar Sojeva.

Ndryshe, në këtë takim është thënë se kjo drejtori e ka në plan edhe jetësimin e një projekti që parasheh mbështetjen e bizneseve artizanale. Kjo sipas drejtuesve do të behet në bashkëpunim me AZHR-në dhe Caritas-in e Luksemburgut. Gjithashtu në këtë konference u përmend edhe konkursi për dhënien me qera të lokaleve në qendër të qytetit si dhe për zonën industriale të Babushit e cila pritet që shumë shpejtë të shndërrohet në zonë për zhvillim ekonomik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img