22,12,2024

Prezantohen të arriturat e QKMF-së në Ferizaj

Must Read

Të hënën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj u bë prezantimi i raportit vjetor të kësaj qendre.

Në këtë prezantim merrnin pjesë drejtori i shëndetësisë në Ferizaj dr. Burim Karameta, shefat e njësive si dhe drejtues të QKMF-së.
Drejtoresha e QKMF – së, dr. Ibadete Bucaliu – Ismajli prezantoi raportin vjetor të punës dhe analizën statistikore të rezultateve të arritura. Në hyrjen e shkurtër që i priu këtij prezantimi, drejtoresha foli rreth rëndësisë që ka Kujdesi Primar Shëndetësor për qytetarët e komunës sonë.

16425878_1426249760743176_2313677971301774976_n

“Duke u nisur nga një fakt i tillë, përpjekjet tona janë orientuar drejt zhvillimit të një sistemi shëndetësor të qëndrueshëm, i cili do të ofroj shërbime shëndetësore cilësore për të gjithë banorët, duke pasur gjithnjë synim arritjen e standardeve evropiane.” – tha ndër tjerash dr.Ibadete Bucaliu –Ismajli.

Drejtoreshën e QKMF-së në Ferizaj, e përgëzoi edhe drejtori i shëndetësisë në Ferizaj, dr. Burim Karameta. Ai me këtë rast ka theksuar se Komuna e Ferizajt është e interesuar që qytetarëve ferizajas gjithnjë t’ju ofrojë shërbime cilësore.

Nga raporti vjetor 2016 i prezantuar sot, vlen të theksohet se në kuadër të Kujdesit Primar Shëndetësor, përmes QKMF-së dhe rrjetit të saj institucional e funksional janë ofruar 929 623 shërbime profesionale shëndetësore, që janë rezultatet më të larta të arritura ndonjëherë në këtë institucion. Nga këto shërbime, vizita konsultative nga mjeku i përgjithshëm dhe mjeku familjar janë 260320 shërbime (ose 28%). Shërbime specialistike të profileve tjera mjekësore në kuadër të QKMF-së janë realizuar 12399 shërbime (1.33%), shërbimeve mjekësore nga sektori i stomatologjisë janë 598233 (9.31% ). Nga numri i përgjithshëm i shërbimeve të ofruara 49.49% (460138) janë shërbime infermierike. 0.21% (2041) janë shërbime emergjente, 10.68% (99345) janë shërbime të ofruara nga laboratori dhe 1.41% (13182) nga rëntgeni.

16427209_1426249770743175_3331443291207419617_n

Nga invesimet kapitale QKMF është furnizuar me tri karrige stomatologjike dhe aparaturë tjerë ndihmëse për Sektorin e Stomatologjisë, me aparaturë për laborator, me mjete mbrojtëse ndaj rrezatimit për njësinë RTG-së dhe dy vetura për njësinë e autoparkut. Nga të hyrat e planifikuara prej 135.000.00€, është realizuar shuma prej 149.622.00€, që do të thotë se është tejkaluar planifikimin për 14.622.00€ ose 10.83%. Realizim është shënuar edhe në kategoritë shpenzime kapitale (99.60%) dhe mallra e shërbime (99.97%).

Është zgjeruar rrjeti institucional shëndetësor me hapjen e QMF VI, hapjen e tri ordinancave stomatologjike në kuadër të tri shkollave fillore të qytetit. Ndërsa nga inspektorati shëndetësor është dhënë vlerësim pozitiv sa i përket implementimit të standardeve bazike në sigurimin e cilësisë në punë dhe respektimit të ligjit kundër duhanit. Gjithashtu, QKMF ka treguar rezultatet më të larta në vend në implementimit e vizitave shtëpiake për mirëqenien e nënave dhe fëmijëve organizuar nga MSH në përkrahje të zyrës së UNICEF-it.

Kjo është një përmbledhje e shkurtër e raportit vjetor të punës që u prezantua sot në QKMF, ndërsa angazhimi i personelit të këtij institucioni do të vazhdojë edhe më tej, në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e komunës sonë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img