Lajme

Presidenti Thaçi viziton Ali Ahmetin në Shkup në mes të fushatës zgjedhore

By FerizajPress

November 21, 2016

“Para fillimit të ceremonisë zyrtare, kisha kënaqësinë të bashkëbisedoj me Presidentin e Republikës së Kosovës, bashkëluftëtarin dhe bashkëveprimtarin tim, z. Hashim Thaçi”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

Thaçi sot është duke qëndruar në Shkup ku ka vendosur të dekorojë mbi 100 personalitete nga Maqedonia për “meritat e tyre në fusha të ndryshme për avancimin e shqiptarëve por edhe të bashkëpunimit të tyre me popujt fqinjë”./Lajmi.net/

 

.