19,12,2024

Presidenti Thaçi, nderoi Martirët e familjes Asllani, në fshatin Rancë

Must Read

Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, me bashkëpunëtorët e vet, në 18 vjetorin e rënies për liri të 11 anëtarëve të familjes Asllani nga fshati Rancë, ka vizituar Kompleksin e Varrezave dhe ka bërë homazhe duke vendosur lule në shenjë respekti , kujtimi dhe nderimi për martirët e kësaj familje, të cilët u vranë nga predhat e okupatorit serb, më 26 gusht 1998.

14117837_971117513013708_3526887751139044427_n 14079491_971117509680375_3503314013544236914_n

Ai është shoqëruar nga strukturat udhëheqëse të komunës, në krye me kryetarin z. Naim Ismajli, drejtuesit e shoqatave të dalura nga Lufta e UÇK-së dhe qytetarë të tjerë.
Pas homazheve, presidenti Thaçi, ka ngushëlluar anëtarët e mbijetuar të kësaj familje, kryefamiljar i së cilës është veterani i Luftës së UÇK-së Isak Asllani. Me këtë rast ai, ndër të tjera, ka thënë se gjaku i atyre që ranë për liri nuk do të harrohet kurse familjet e tyre do të jenë përherë të respektuara.
Kryetari, z. Naim Ismajli, ka thënë se përkujdesja për familjet e Dëshmorëve dhe të Martirëve do të jetë gjithherë prioritet yni e veçmas për familjen Asllani, e cila për liri dha 11 anëtarë të familjes.
Presidenti, z. Hashim Thaçi dhe kryetari z. Naim ismajli, me bashkëpunëtorët, kanë qëndruar për një kohë edhe në shtëpinë e familjes Asllani, në Rancë, ku kanë biseduar dhe janë njoftuar për së afërmi për gjendjen dhe jetën e anëtarëve të mbijetuar të kësaj familje.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img