19,11,2024

Presidenti Thaçi: E kemi bërë Kosovën me rrugët më të mira në rajon

Must Read

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në përurimin e segmentit të dytë të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Presidenti Thaçi ka thënë se ky është rezultat i punës së përbashkët dhe i përgjegjësive të larta shtetërore, por edhe i vizionit euroatlantik të Kosovës.

“Sot është një kënaqësi e veçantë, sepse të gjithë së bashku morëm pjesë në përurimin e segmentit të dytë të autostradës Prishtinë-Shkup. Një përpjekje kjo e kamotshme, e punës së përbashkët, e një angazhimi serioz prej të gjithë njerëzve vullnetmirë, e përgjegjësive të larta shtetërore, e zotimit tonë për qëllimin dhe vizionin euroatlantik”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit ka thënë se ky është projekt për Kosovën e re dhe moderne.

“Është projekt i Kosovës moderne, i Kosovës evropiane. Është projekt i ëndrrave që kemi pasur, që po shndërrohen në realitet, prandaj urime të gjithëve, urime Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa në Facebook ai ka shkruar se Kosovë është bërë me rrugë më të mira në rajon.

“Kosovën e kemi bërë me autostradat dhe rrugët më të mira në rajon. Edhe autostrada “Arbën Xhaferi” është një dëshmi tjetër për këtë. Ky shekull nuk është i kufijve dhe ndarjes së popujve, por i afrimit dhe lidhjes së tyre. Ky është vizioni ynë për Kosovën dhe rajonin tonë. Këtij vizioni i shërben edhe kjo autostradë”, ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se kjo autostradë si urë lidhëse i shërben edhe vizionit tonë për Kosovën dhe rajonin.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img