07,11,2025

Presidenti i Bundestagut: Interesi i BE-së për zgjerim është i kufizuar

Must Read

IMG_0018-780x439

Presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert, gjatë një fjalimi përshëndetës në Kuvendin e Shqipërisë paraditen e së premtes theksoi se “kompromisi është kusht i domosdoshëm për funksionimin e një sistemi demokratik” dhe gjithashtu kusht për anëtarësimin në BE.

“Për Shqipërinë vlen të thuhet se BE-ja nuk është në situatë të thjeshtë për momentin. Zhvillimi i BE-së varet nga aftësia për kompromis e vendeve anëtare. Interesi për zgjerim me shtetet e tjera është i kufizuar. Kjo i rrit pretendimet për anëtarë të tjerë dhe aktualisht shoh pak vende që i konsideroj si anëtarë të ardhshëm, por Shqipëria është njëri prej tyre. Uroj që të ketë një proces reformash të shpejtë”, u shpreh Lammert.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj A.N., i dyshuar për kanosje ndaj gjyqtarit

Ferizaj, 5 nëntor 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm –Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img