21,12,2025

Premtimi i lojtarëve të Kroacisë nëse fitojnë titullin e Kupës së Botës

Must Read

Kroacia ka arritur të kualifikohet për në finale të Kupës së Botës, pasi mposhti 2:1 Anglinë në gjysmëfinale.
Në finalen e së dielës, Kroacia do të kërkojë titullin e parë të botës, ku kanë përballë Francën.
Nëse ia dalin të mundin Francën, lojtarët e Kroacisë kanë bërë një premtim të madh për tifozët.
“Këtë herë do t’i ngjyrosim flokët, unë dhe gjithë ekipi. Jemi të lumtur për popullin tonë, ata e meritojnë këtë”, ka deklaruar kapiteni Modric.
Kujtojmë se në Kampionatin Evropian të vitit 2016, ishte Ivan Perisic që kishte ngjyrosur flokët me ngjyrat e flamurit të kombit të tyre./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndërron jetë në automjet një 65-vjeçar në Ferizaj – vdekja cilësohet si natyrale

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së shtunës në Ferizaj, ku një person është gjetur pa shenja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img