10,09,2025

Premtimet milionëshe të Behgjet Pacollit

Must Read

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, Agim Bahtiri, Albena Reshitaj, Korab Sejdiu, Vesel Makolli, Mirlindë Gashi, Islam Pacolli dhe Mimoza Ibishi, kanë zhvilluar sot disa takime në komunën e Ferizajt.

Vizita e parë ishte në Fabriken IMK (Industria Metalike e Kosovës) ne Ferizaj, investim ky i Presidentit Pacolli. Kjo fabrikë përdorë teknologji moderne, ndërsa posedon kushte shumë të mira për prodhimin e tubave të cilësisë më të lartë. “Kjo fabrike është iniciative e imja në të cilën janë investuar mbi 30 milionë euro”, tha Presidenti Pacolli dhe shtoi se me qeverisjen e AKR-së, do të hapen edhe dhjetëra Fabrika të tjera.

Duke i vëzhguar nga afër kapacitetet prodhuese të kësaj fabrike, lideri i AKR-së tha se qëllimi i tij është ngritja e fabrikave me teknologji të avancuar. “Tendenca është hapja e Fabrikave që përdorin teknologji të avancuar. Me këtë lloj avancimi në teknologjinë e fabrikave, do të rritet edhe numri i të punësuarve”, ka shtuar më tej presidenti Pacolli.

Vizita më pas vazhdoi në kompaninë Dardania Model, në fshatin Koshare të Ferizajt, e cila prodhon mobile, kryesisht për eksport. Bashke me kandidatët për deputetë nga radhët e AKR-së, Presidenti Pacolli shprehu gatishmërinë e tij për sjelljen e investitorëve të rinj në Kosovë. Ai tha Aleanca Kosova e Re në qeverisje do t’ju jap hapësirë ndërmarrjeve me kapitale milionëshe, të cilat do t’i sjellin Kosovës përfitime të mëdha.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img