Premiera e filmit shfaqet prej datës 11 prill 2019 në studiot e kinemasë “Cineplex” në Prishtinë.
Filmi i shumëpërfolur “Dashuria s’mjafton” me regji e skenar të Drilon Hoxhës e fotografi të Dashnor Asllanit, vjen i sjellë si një film – aksion i ndërthurur me dramën dhe intrigën.
Fabula e filmit flet për dashurinë, e cila nuk është e mjaftueshme për të arritur synimet e vendosura dhe shihet si pengesë, e të nevojitet të bësh pakt me botën e krimit dhe shpesh të sakrifikosh shokët e familjen për ambicien. E vetmja vlerë qe i ka mbetur qenies njerëzore po venitet me kalimin e kohës e po zëvendësohet nga inatet e hakmarrja.
Filmi ilustron një të ri i cili rifiton lirinë por nuk i ndahet asaj rruge i komanduar dhe i iluminuar nga një profesor i vjetër i cili jep keshilla dhe komandon nga burgu.
Peripecitë dhe ligji i mbijetesës vjen instiktivisht nga nevoja e vetëmbrojtjes.
Një film që na bën të dashurojmë më shumë njerëzit, botën, natyrën e të respektojmë më shumë jetën.
Ftoheni të përjetoni nga afër emocionet e papërshkruheshme që ofron kjo premierë.