13,11,2025

Prej sot, sërish shqyrtimi publik i listës zgjedhore

Must Read

KSHZ-Maqedoni

Në internet faqen e Komisionit shtetëror zgjedhor, prej sot sërish do të publikohet Lista zgjedhore dhe qytetarët në 15 ditët e ardhshme do të kenë edhe një mundësi për ti kontrolluar të dhënat personale dhe ti paraqesin parregullsitë eventuale, transmeton Telegrafi Maqedoni, përcjell GazetaBlic.

Lista zgjedhore do të shpërndahet edhe në 34 njësitë rajonale të KSHZ, ku po ashtu mund të bëhet shqyrtimi.

Pastrimi dhe përditësimi i të dhënave nga Lista zgjedhore vazhdon edhe më tej, ndërsa i tërë procesi duhet të përfundojë më 26 maj. Më 14 maj, lista do tu dorëzohet edhe partive politike të cilët deri më 19 maj duhet ti dërgojnë vërejtjet e tyre. Më 26 maj duhet të mbyllet Lista zgjedhore. Fushata zgjedhore për zgjedhjet e caktuara më 5 qershor, duhet të fillojë më 16 maj.

Nëse do të mbahen zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit, shtetit, respektivisht qytetarëve do tu kushtojnë 7,5 milionë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img