29,11,2024

Prej 1 shkurtit, prokurorët dhe gjyqtarët marrin pagë prej 1400 deri 3 mijë €

Must Read

Rritje të pagave do të kenë 450 gjykatës, 210 prokurorë dhe zyrtarë të administratës. Gjithsejtë janë rreth 700 zyrtarë të Shtetit që do të përfitojnë nga vendimi i Kryeministrit për rritje pagash për kabinetin qeveritar që prek edhe sistemin e drejtësisë. Nga 7 deri 10 milionë euro do të shkojnë më shumë nga buxheti i Shtetit për këtë kategori të zyrtareve shtetërorë. Në Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Financave thonë se janë bërë gati që pagat e janarit t’u dalin me rritje prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Tashmë është e sigurtë se pagat e gjyqtareve dhe prokurorëve do të dalin me rritje. Ky vendim është marrë krahas rritjes së pagave që u janë bërë zyrtarëve të tjerë të qeverisë. Këtë e ka konfirmuar edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ai ka thënë se  përgatitjet janë bërë edhe me Ministrinë e Financave dhe se alokimi i pagave me rritje do të vazhdojë rrjedhshëm për prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës.

“Ministria e Financave i ka bërë të gjitha përgatitjet, do të bëhet alokimi i mjeteve dhe pagat do të dalin me rritje. Ministria i ka listat e prokurorëve, gjyqtarëve etj ”, tha Abelard Tahiri të shtunën për Gazetën Express.

Pasi Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj morri vendim për rritje të pagave për funksionarët e lartë publikë dhe për një pjesë të caktuar të shërbyesve civilë. Gjyqtarëve dhe Prokurorëve automatikisht u  solli rritje të pagave. Rritje e cila pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit miliona euro.

Sipas këtij vendimi Haradinaj nga muaji janar do të paguhet 2950 euro, ndërkohë që deri më tash ai është paguar 1550 euro në muaj.

Ndërsa pagat për zyrtarët e prokurorisë do të sillen prej 1400 deri në 3 mijë euro, shkruan Express.

Vendimi i kryeministrit Haradinaj është cilësuar si vepër penale pasi Kodi Penal i ndalon personit zyrtar të vendosë për një çështje që ka interes të drejtpërdrejtë financiar.

Zyrtarët e Qeverisë nuk kanë sqaruar se nga kanë arritur t’i sigurojnë paratë për rritjen e pagave pasi kur ishte miratuar buxheti i shtetit për vitin  2018 nuk ishte paraparë një rritje e tillë./Gazeta Express

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img