Për të shmangur rënien e mëtejshme, qeveria menjëherë ka prerë energjinë elektrike dhe furnizimin me gaz të ndërtesës, ka evakuuar banorët aty pranë dhe ka nisur operacionin për ta shembur ndërtesën.
Fatmirësisht, asnjë fatkeqësi nuk ka ndodhur deri tani.
Për ndërtesën e anuar ka pasur një urdhër për largim në 2014 nga bashkia e Aleksandrisë, megjithatë, asnjë prej qiramarrësve nuk ishte larguar prej saj.
Sipas zv.ministrit të strehimit Ahmed Darwish, rreth 40% e ndërtesave në Egjipt ishin ndërtuar në mënyrë të paligjshme pa planifikim, ndër të cilat 1% në zona të pasigurta. Injorimi i ligjit dhe ekzekutimi i dobët i tij ka çuar shpesh në incidente të tilla.