10,09,2025

Pozitë e opozitë, i bashkon ushtria

Must Read

Deputetët e opozitës shprehen të gatshëm ta përkrahin Ligjin e ri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili kësaj i jep përgjegjësi për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Edhe ekspertët e sigurisë vlerësojnë se ndryshimi i misionit të FSK-së duhet të ndodhë patjetër, pa marrë parasysh emërtimin
Ligji i ri për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), me të cilin kjo do ta ketë “barrën” edhe të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit të territorit të Republikës së Kosovës, i paralajmëruar nga presidenti Hashim Thaçi, pritet ta ketë përkrahjen jo vetëm të deputetëve të pozitës, por edhe të atyre nga opozita.

Me një ligj të veçantë, duke i anashkaluar ndryshimet kushtetuese për shkak të refuzimeve të deputetëve të Listës Serbe, FSK-ja parashihet t’i ketë të gjitha kompetencat e ushtrisë.

Përfaqësues të opozitës kanë thënë për “Zërin” se do të kontribuojnë në çfarëdo forme në krijimin e ushtrisë. Mirëpo, ata janë shprehur të vendosur se as iniciativa e Thaçit e as ndonjë iniciativë tjetër nuk do të gjejë përkrahje po qe se synohet të arrihen koncesione në dëm të Kosovës. Kurse, ekspertët e çështjeve ushtarake dhe të atyre të sigurisë konsiderojnë se kjo iniciativë është e vonuar, porse krijimi i ushtrisë është më se i domosdoshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img