10,09,2025

Posta e Kosovës shpërblehet për pullën më të bukur në botë

Must Read

Verona, 1 tetor 2017 –
Pulla postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë” është zgjedhur pulla më e bukur postare në botë, e tematikes religjioze, nga organizata International Philatelic Prize “Saint Gabriel”.

Në Verona të Italisë, të dielën, është mbajtur një ceremoni e veçantë për t’i ndarë këtë shpërblim Postës së Kosovës.

Kjo pullë postare është lëshuar në qarkullim nga Posta e Kosovës vitin e kaluar, në prag të shenjtërimit të Nënës Terezë nga Papa Françesku.

Në prani të përfaqësuesve ndërkombëtar nga vende të ndryshme çmimi për pullën më të bukur i është dorëzuar Kryeshefit Ekzekutiv Sejdi Hoxha.

Ai ka falënderuar jurinë ndërkombëtare dhe të gjithë të pranishmit duke theksuar se ky çmim është një lajm i mirë jo vetëm për Postën e Kosovës por edhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

“Ne jemi shumë krenar për këtë shpërblim ashtu siç jemi krenar me Shën Terezën”, ka thënë ai.

Hoxha ka theksuar se Filatelia e Postës së Kosovës ka emetuar pulla postare për trashëgiminë religjioze në Kosovës e këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen.

Së bashku me drejtorin e Shitjes dhe Marketingut, Bashkim Mustafa, kryeshefi Hoxha ka takuar zyrtarë të ndryshëm përfshirë përfaqësues të Postës Italiane dhe Postës së Vatikanit. Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe Danilo Bogoni, president i Filatelisë së organizatës International Philatelic Prize “Saint Gabriel”, kryetarja e qytetit Legnango, Clara Scapin, e të tjerë.

Autore e pullës postare për Nënën Terezë është producentja Diana Toska, ndërkaq dizejnatore Hilminjeta Apuk.

Është hera e dytë brenda këtij viti që pullat postare të Postës së Kosovës shpërblehen me çmime ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img