05,03,2025

Policia tregon shkakun e aksidentit me vdekje në Bibaj të Ferizajt

Must Read

Një shofer i një kamioni ka vdekur dje si pasojë e një vetakasidenti të ndodhur në Bibaj të Ferizajt, duke hyrë në autostradë.

Dyshohet se aksidenti ka ardhë si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe është rrokullisur, ka njoftuar policia në raportin e saj 24 orësh.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi I plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Fsh. Bibaj, Ferizaj 30.07.2022-09:41. Viktima mashkull  kosovar derisa ka qenë duke drejtuar kamionin,  duke hyrë në autostradën, dyshohet se  nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes  dhe është rrokullisur. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Në vend ngjarje kanë edhe dalë njësitet përkatëse  policore, emergjenca dhe zjarrfikësit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur në Ferizaj

Ferizaj, 04.03.2025 Me datën 03.03.2025, rreth orës 18:25, policia ka pranuar një informatë për një grabitje të armatosur në një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img