23,12,2024

Policia takon përfaqësuesit lokaleve të gastronomisë në Kaçanik, diskutohet për situatën e sigurisë

Must Read

Komandanti i stacionit policor në Kaçanik,  Kapiten Halim Shehu , sot nga ora 14:00, thirri në takim përfaqësuesit e lokaleve të gastronomisë dhe inspektorët e punës nga komuna e Kaçanikut.

Veç tjerash, në këtë takim u diskutua situata e sigurisë në komunën e Kaçanikut, e cila u vlerësua të jetë e qetë dhe stabile ,por u pa e nevojshme që të merren masa të nevojshme në respektimin e  ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, me theks të veçantë,  respektimi i Ligjit për Rend dhe Qetësi Publike, në lidhje me muzikat dhe zhurmën e lartë në disa lokale, respektimin rregullorës së komunës lidhur me orarin e punës në lokalet e gastronimisë, lirimin e hapësirave publike nga shitësit ambulantorë,  që janë pengesë për qarkullimin e lirë të qytetarëve në rrugë, si dhe parkingjet ilegale të automjeteve në rrugët e qytetit të Kaçanikut. Në fund të këtij takimi Policia në Kaçanik i njoftoi të pranishmit se i kanē marrë masat e nevojshme me plan operativ gjatë sezonit të verës në parandalim të këtyre dukurive që bien ndesh me ligjet dhe rregulloret e komunës në fuqi dhe se policia ka shtuar personelin e sajë në detyrë.
Bashkarisht u dakorduan, që të merren masa të nevojshme dhe secili të kontribuojë që, kjo verë të kalojë me sa më pakē incidente në komunën e Kaçanikut.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img