01,05,2024

Policia Rajonale e Ferizajt : Gjatë vitit 2016 kanë ndodhur 4 vrasje

Must Read

Policia e rajonit të Ferizajt, ka prezantuar raportin e punës për vitin 2016, ku u tha se gjatë vitit që lamë pas kanë ndodhur 4 vrasje në këtë rajon.

Ndërsa, sipas Policisë, u shënuan 1449 aksidente të natyrave të ndryshme që lanë të vdekur 38 persona.

Drejtori i Policisë në Ferizaj Gazmend Hoxha, tha se këtë vit policia e rajonit të Ferizajt do të përkushtohet në parandalimin e krimit në përgjithësi.

Zëvendësministri i punëve të brendshme Nehat Mustafa, theksoi se Policia e Kosovës ka shënuar progres të madh pas luftës, mirëpo shtoi se duhet të ndërpriten fushatat vetëdijësuese.

Ndërsa kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa , tha se komuna është e gatshme të liroj prona publike për ndërtimin e nënstacioneve policore në dy fshatra të Ferizajt që kanë popullësi  më të madhe.

Në këtë takim u theksua se rajoni i Ferizajt ka nevojë për staf më të madh policor krahasuar me numrin e banorëve në këtë rajon, transmeton Tv tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img