08,07,2025

Policia  rajonale e Ferizajt dhuron gjak

Must Read

Krahas angazhimeve të shumta për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, aktiviteteve të shtuara në prandalimin e incidenteve dhe aksidenteve rrugore, policia e rajonit të Ferizajt, sot iu përgjigj thirrjes  për dhurimin vullnetar të gjakut me moton “ Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë, e jeta është gjëja më e çmuar që ka njeriu”.  

Shumë pjesëtarë të policisë së rajonit të Ferizajt në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj dhuruan gjak vullnetarisht.

Humanizmi dhe sakrifica janë në thelb të misionit të policisë dhe në këtë kontekst u realizua dhurimi i gjakut, dedikuar të sëmurëve dhe të lënduarve , që shërohen në spitalet tona .

Pjesëtarët e policisë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj janë të gatshëm të mbështesin ç’do fushatë për dhurimin vullnetar të gjakut, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, saherë që kanë nevojë ata.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shpallë të pavlefshme certifikatën e biznesit

Valon Kleqka nga Ferizaj shpallë të pavlefshme certifikatën e biznesit "VALON KLEQKA" B.I me NUI:810126145, lëshuar nga ARBK

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img