Policia dje kishin gjetur 56 çanta krahu me shishe të ndryshme të mbushura me materie të lëngëta që dyshohej të jetë benzinë.
Ky aksion ishte zhvilluar në ditën kur pritej të votohej Marrëveshja për Demarkacionin dhe kur Lëvizja Vetëvendosje kishin paralajmëruar një protestë për ta kundërshtuar këtë marrëveshje.
Më poshtë janë detajet e Policisë për atë se çfarë kanë gjetur dje:
Me vendim të Gjykatësit të procedurës paraprake janë kontrolluar depo dhe lokale përcjellëse në një parking-depo, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 56 çanta krahu me shishe të ndryshme të mbushura me materie të lëngët e cila dyshohet te jete benzinë.
7 çanta me kavanoza të mbushur me te njëjtën materie, 1 çante dhe një pako me shishe te zbrazëta, 5 bidonë të plastikes 10 litërsh të mbushur me te njëjtën materie, 2 hinka, 30 shishe ngjyre pinku, të mbushura, 5 paketa me shishe te ndryshme te mbushura me te njëjtën materie, 1 qese me sfera qelqi, 1 paket me kartela identifikues te ndryshme.
21 sprej me ngjyra, 2 qakan, 2 çanta dhe një qese me gur, 10 pjese metalikë ne forme ylli, 14 mjete te ndryshme piroteknike, 7 pajisje nga plastika te improvizuar për gjuajtje, 27 ambalazhe me ngjyre 0.7 kg.
1 ambalazhe me ngjyre prej 18 litrave, 1 pako me gozhda, 1 qese me maska te rëndomta, 7 megafona, 1 çante me pjesë te imta plastike dhe 29 çanta te zbrazëta. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse policore.