22,12,2025

Policia nis hetimet për 26-vjeçarin që u gjet i vdekur në autostradën “Arbën Xhaferi”

Must Read

Policia e Kosovës njoftoi se ka nisur hetimet për vdekjen e një 26-vjeçari, trupi i të cilit është gjetur mëngjesin e së dielës në autostradën “Arbën Xhaferi”, pranë fshatit Bob në Kaçanik.

Sipas njoftimit policor, autoritetet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku hetuesit kanë konstatuar se vdekja e personit me inicialet I.H., s’ka ardhur si pasojë e aksidentit.

Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”, derisa për këtë rast është njoftuar edhe prokurori për krime të rënda nga Prokuroria Themelore e Ferizajt.

“Më datë 08.06.2025, rreth orës 13:15, jemi njoftuar nga një qytetar për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës I.H (M/K) i moshës 26 vjeç. Dyshohet se viktima kishte pësuar aksident trafiku rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Trafikut të Autostradës. Pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit

Pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e stacionit policor Kaçanik, ndërsa rreth orës 16:45, janë angazhuar edhe Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale”, thuhet në njoftimin e Policisë në faqen zyrtare

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img